Droni ukrainas godet autobusin e shkollës në Zaporizhia, 5 fëmijë të plagosur

Droni ukrainas godet autobusin e shkollës në Zaporizhia, 5 fëmijë të plagosur

16:03, 04/02/2025

Një autobus shkolle u godit në distriktin Vasilievka afër vijës së frontit, tha sot guvernatori i qarkut i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky.

“Deri më tani e dimë se shoferi i autobusit të shkollës është plagosur rëndë”, ka shkruar ai në një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar se pesë fëmijë janë lënduar lehtë.

Moska e quajti incidentin një sulm të synuar ndaj fëmijëve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi organizatat ndërkombëtare të ndihmës se kërkojnë të fshehin incidentin.

Kievi nuk ka komentuar ende për incidentin.

Rajoni Vasylivka, ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhias, është pikërisht në vijën e frontit dhe është goditur nga rusët dhe ukrainasit. Të dyja palët kanë raportuar vazhdimisht se ndërtesat civile janë goditur.

Kryeqyteti i rajonit Zaporizhia, i cili është nën kontrollin e Kievit, është një nga qytetet që ka pësuar dëme të mëdha nga bombat, raketat dhe dronët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco