Donald Trump pret sot Netanyahun, në fokus të bisedimeve zhvillimet në Lindjen e Mesme

Donald Trump pret sot Netanyahun, në fokus të bisedimeve zhvillimet në Lindjen e Mesme

11:39, 04/02/2025

Kriza në Lindjen e Mesme do të jetë në krye të agjendës së kryeminiztrit izraelit Benjamin Netanyahu me Presidentin amerikan.

Ai do të bëhet lideri i parë i huaj që takohet me Donald Trump pasi ky i fundit mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për një mandat të dytë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar kohët e fundit për shkak të veprimeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban si dhe kritikave nga paraardhësi i Trump, ish-presidenti Joe Biden.

Takimi synon edhe përgatitjen e raundit të ardhshëm të negociatave mes Tel Avivit  dhe Hamasit për vazhdimin e armëpushimit.

Netanyahu do të takohet gjithashtu me të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco