Pas tërmeteve në Greqi, presidenti turk Rexhep tajip Erdogan, deklaroi se duhet përgatitje dhe gatishmëri për tu bërë ballë tërmeteve.
Duke kujtuar tërmetin e 6 shkurtit 2023, Erdogan tha se duhet të punohet që qytetet si turke ashtu dhe greke, duhet të bëhen rezistente ndaj tërmeteve.
Ai shtoi se duhen projekte për transformimin urban.
"Lëkundjet nga pala greke i kujtojnë të dyve vlerën e punës dhe se gatishmëria ndaj tërmeteve është çështje mbijetese për vendin tonë. Nuk ka çfarë na mbetet gjë tjetër veçse t'i bëjmë shpejt qytetet tona, veçanërisht Stambollin, rezistente ndaj tërmeteve. Unë e përsëris se zyrtarët lokalë duhet të përgatisin qytetet e tyre për tërmetet me projekte të transformimit urban në vend që të kërkojnë vota.” tha Erdogan. Syri.net- Kathimerini.
© SYRI.net