43 emigrantët që u larguan nga kampi i Gjadrit me anijen e patrullës së Rojës Bregdetare italiane, kanë zbarkuar në Bari mbrëmjen e së shtunës.
Gjykata e Romës kundërshtoi mbajtjen e tyre në Gjadër, duke ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta” nga ana e autoriteteve italiane.
Sipas Gjykatës, duke qenë se për çështjen, ka interpretime kundërthënëse mes të drejtës europiane dhe asaj italiane, rasti i është lënë gjykimit përfundimtar nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.
Emigrantët ishin kapur fundjavën e shkuar në ujërat ndërkombëtare. Procesi gjyqësor për vlerësimin e mbajtjes së tyre në Gjadër u krye gjatë ditës së djeshme përmes video-konferencave.
Kjo është hera e tretë që gjykatat në Itali, kundërshtojë qëndrimin e tyre në kampin e ngritur në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes qeverive të të dy vendeve.
Përfaqësues të partisë së Melonit folën për “rezistencë të një pjesë të gjyqësorit” ndaj qeverisë, ndërsa për opozitën italiane, gjithçka është “një dështim i madh”.
© SYRI.net