Pakistan/ Babai vret të bijën për arsye se nuk i pëlqente veshja dhe postimet e saj në TikTok

Pakistan/ Babai vret të bijën për arsye se nuk i pëlqente veshja dhe postimet e saj në TikTok

18:37, 29/01/2025

Babai ka vrarë vajzën e tij për arsye se nuk i pëlqenin postimet e saj në TikTok dhe mënyra se si ajo vishej. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Quetta të Pakistanit.

Vajza 15-vjeccare viktima e kësaj ngjarjeje ka lindur në SHBA, kjo familje ka jetuar 25 vite atje dhe vitet e fundit u kthye në Pakistan.

Sipas hetimeve, autoritetet lokale thonë se familja e vajzës nuk ka qenë dakord për mënyrën se si ajo vishej dhe përmbajtjet që ajo postonte në TikTok.


“Deri më tani hetimet tona tregojnë se familja nuk ishte dakord me veshjet, mënyrën e jetesës dhe kontaktet  në faqet e rrjeteve sociale, tha një tjetër oficer policie, Zohaib Mohsin. Ne kemi celularin e saj është i mbyllur. Po hetojmë të gjitha mundësitë.” tha një oficer i zonës.

Në Pakistan sot TikTok-un e përdorin më shumë se 54 milionë njerëz nga 241 milionë që ka në total shteti. Qeveria pakistaneze e ka bllokuar disa herë aksesin e këtij aplikacioni gjatë viteve të fundit, për arsye se janë parashtruar nga përdoruesit përmbajtje të turpshme. Syri.net- Protothema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco