Dënimi i presidentit të Federatës Spanjolle të futbollit, gati shpallja e zgjedhjeve të reja

Dënimi i presidentit të Federatës Spanjolle të futbollit, gati shpallja e zgjedhjeve të reja

16:36, 29/01/2025

Ministrja e Sportit dhe zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Pilar Alegría, ka deklaruar se "do të shpallen zgjedhje" për Federatën Spanjolle të Futbollit nëse konfirmohet dënimi për shpërdorim detyre i presidentit aktual, Rafael Louzán.

"Do të presim seancën që do të mbahet më 5 shkurt dhe, nëse dënimi me shtatë vjet për shpërdorim detyre do të ratifikohet, ne do të veprojmë në përputhje me ligjin e sportit dhe do të duhet të shpallim sërish zgjedhjet për Federatën," tha Alegría në një intervistë për radion Cadena Ser.

Rafael Louzán u zgjodh president i RFEF më 16 dhjetor për periudhën 2024-2028. Javën e ardhshme, Gjykata e Lartë do të vendosë nëse do të ratifikojë dënimin e Louzán për shpërdorim detyre, që lidhet me dhënien e një subvencioni prej gati 87,000 eurosh për rinovimin e stadiumit Moraña, kur ai ishte president i Këshillit Provincial të Pontevedrës për Partinë Popullore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco