Rreth 39 njerëz u vranë në tubimin më të madh fetar në botë në Indi, teksa besimtarët kishin shkuan për t'u larë në një lumë, në një nga ditët më të shenjta të festivalit 'Kumbh Mela'.

Zyrtari i posaçëm ekzekutiv i festivalit tha se një mburojë pranë lumit u thye, ndërsa turma njerëzish po ecnin drejt brigjeve të tij për të bërë zhytjen e shenjtë, si pjesë e 'Kumbh Mela' në qytetin indian të Prayagraj.

Një burim zyrtar në një spital lokal tha për 'The Guardian' se ata kanë marrë 35 trupa të personave të vdekur, dhe se fatkeqësisht numri i të vdekurve pritet të rritet.
Kryeministri indian Narendra Modi pranoi vdekjet në një fjalim disa minuta më parë, duke shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën tragjikisht.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet e prekura dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve”, shtoi Modi.

Ai gjithashtu tha se është vazhdimisht në kontakt me qeverinë, për tu ardhur në ndihmë personave që kanë mbetur të lënduar nga kjo ngjarje.
Duke folur për mediat lokale, besimtarët thanë se incidenti ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale dhe përshkruan skena kaotike me njerëz që vraponin në drejtime të ndryshme dhe të tjerë rrëzoheshin në turmën me njerëz.

'Shumë njerëz tashmë kishin bërë zhytjen e tyre të shenjtë dhe po pushonin në bregun e lumit kur ndodhi përplasja', thanë dëshmitarët për mediat lokale.
Burimi: The Guardian
© SYRI.net