Temperatura rekord prej 26.9 gradë Celsius për muajin janar, janë regjistruar sot në rajonin e Valencias të Spanjës Juglindore. Ky informacion u bë i ditur nga agjencia meteorologjike spanjolle, e cila ka mbledhur të dhëna që nga viti 1869.
“26.9 gradë Celsius në këtë kohë (pak para orës 13.00 me orën lokale) në stacionin e Valencias. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në qytet në muajin janar në më shumë se një shekull e gjysmë të mbledhjes së të dhënave, që nga viti 1869. Rekordi i mëparshëm ishte 26.6 gradë Celsius më 22 janar 2018.” deklaroi agjencia.
Sipas agjencisë këto temperatura të larta erdhën për shkak të një ere të fortë perëndimore.
"Natë jashtëzakonisht e ngrohtë në bregdet dhe pranë brigjeve të Gjirit të Valencias për shkak të një ere perëndimore." shtoi agjencia. Syri.net- Protothema.
© SYRI.net