Vihen nën kontroll flakët në Komunën e Parisit, zbulohet shkaku i dyshuar i zjarrit

19:40, 25/01/2025

Një zjarr i cili ka përfshirë katin nëntokë të një pallati në Komunën e Parisit raportohet të jetë neutralizuar.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri është vënë nën kontroll nga dy mjete zjarrfikëse dhe dhjetë efektivë zjarrfikës.

Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur tre automjete të parkuara, ndërsa banorët e pallatit janë evakuar dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre.

Megjithatë, në pallat raportohet se ka ende prezencë tymi, ndërsa dyshohet paraprakisht se një shkëndijë elektrike mund të ketë shkaktuar zjarrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco