Liban/ Forcat ushtarake nuk do të tërhiqen deri në përfundim të marrëveshjes, thotë qeveria izraelite

Liban/ Forcat ushtarake nuk do të tërhiqen deri në përfundim të marrëveshjes, thotë qeveria izraelite

19:33, 24/01/2025

Qeveria izraelite ka deklaruar sot se ushtria e saj do të qëndrojë në Liban deri ditën e diel, kur skadon dhe marrëveshja 60-ditore midis Izraelit dhe Libanit.

Pavarësisht se pas të dielës në Liban nuk duhet të jetë asnjë ushtar izraelit,  qeveria e Netanyahut tha se disa forca ushtarake do të qëndrojnë në Libanin jugor, për arsye se autoritete lokale nuk e kanë zbatuar ende marrëveshjen e armëpushimit.

“Tërheqja e IDF [Forcave të Mbrojtjes të Izraelit] është e kushtëzuar me dislokimin e ushtrisë libaneze në Libanin jugor. Meqenëse marrëveshja e armëpushimit nuk është zbatuar ende plotësisht nga Libani, procesi gradual i tërheqjes do të vazhdojë, në koordinim të plotë me SHBA.” Deklaroi zyra e Kryeministrit të Izraelit. Syri.net- Cnn.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco