Indi/ U hodhën nga treni për shkak të një alarmi zjarri, humbin jetë 11 persona

Indi/ U hodhën nga treni për shkak të një alarmi zjarri, humbin jetë 11 persona

20:45, 22/01/2025

Një alarm zjarri që ka rënë në një tren në Indi, i ka marrë jetën njëmbëdhjetë personave. Viktimat humbën jetë për shkak se u shtypën nga një tren, që po vinte në drejtim të kundërt me trenin që po udhëtonin, për arsye se ata u hodhën nga vagoni në momentin që ra alarmi.

Ky aksident ka ndodhur në rrehtin Jalgaon, rreth 400 km larg nga Mumbai.

Një punonjës i hekurudhave dëshmoi se në tren u ngrit një alarm zjarri  për arsye se kishte marrë flakë një vagon, individët nga paniku janë hedhur nga treni, por nuk kanë parë se ka ardhur një tren tjetër përballë tyre.

"Disa pasagjerë u hodhën nga treni në shina dhe më pas u fshinë nga një tren tjetër që lëvizte në drejtim të kundërt." tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco