Skandali me koronavirusin/ Pse Joe Biden firmosi faljen paraprake të Fauci-t që nga viti 2014?

Skandali me koronavirusin/ Pse Joe Biden firmosi faljen paraprake të Fauci-t që nga viti 2014?

19:46, 21/01/2025

Nga Matt Ridley, SPECTATOR

Joe Biden e la për në minutën e fundit firmosjen e një falje paraprake për Anthony Fauci për çdo shkelje të kryer që nga viti 2014 në punën e tij në 'task-forcën e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin apo si si kryekëshilltar mjekësor i presidentit'. Megjithatë, Covid-i filloi në vitin 2019, jo në vitin 2014, apo jo?

Rëndësia e vitit 2014 është se kjo ishte koha kur administrata e Obamës iu përgjigj ankthit midis disa shkencëtarëve për një seri eksperimentesh që i bënin viruset e gripit potencialisht më të rrezikshme për njerëzit – duke ndaluar fondet federale për çdo eksperiment të tillë fitimprurës.

Megjithatë, nga qershori i viti 2014, paratë rrodhën nga Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, që drejtohej nga Fauci, për të mbështetur eksperimentet në Wuhan në Kinë nëpërmjet një organizate të quajtur Aleanca EcoHealth. Atje, viruset e ngjashëm me SARS 'fituan' aftësinë në disa eksperimente për t'u bërë 10.000 herë më infektues te minjtë e humanizuar. (Si Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ashtu edhe Aleanca EcoHealth kanë mohuar çdo keqbërje).

“Pra, më lejoni ta kuptoj këtë: falja e Fauci-t shkon deri në vitin 2014, vit kur ai filloi të financonte laboratorët që përfundimisht ndihmuan në krijimin e kaosit që kemi jetuar të gjithë”, shkroi gazetari shkencor dr. Simon Goddek kur dëgjoi lajmet për faljen.

Fauci e mohoi me forcë në Kongres se ai kishte financuar ndonjëherë eksperimente të tilla në Wuhan, duke i thënë senatorit Rand Paul: “Ti nuk e di se për çfarë po flet’. Ai pohoi se një përkufizim i veçantë nuk zbatohej në këtë rast sepse nuk përfshinte viruset shtazore, por vetëm ato njerëzore.

Senatori Paul reagoi ashpër të hënën: “Nëse do të kishte ndonjë dyshim se kush e mban përgjegjësinë për pandeminë e Covid-it, falja e Fauci-it nga Biden vulos përgjithmonë gjithçka. Si kryetar i Komisionit të Senatit për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare, nuk do të pushoj derisa të zbulohet e gjithë e vërteta e këtij mbulimi. Falja e Fauci-t do të shërbejë vetëm si një përshpejtues për të zbardhur këtë mashtrim. E turpshme! Anthony Fauci do të hyjë në histori si shkencëtari i parë qeveritar që do të falet paraprakisht për një krim”.

Siç lë të kuptohet Paul, ky nuk është fundi i çështjes. Falja e Biden vlen vetëm për prokuroritë federale, jo ato shtetërore. Gjithashtu kjo e bën më të vështirë për Fauci-n që në çdo seancë dëgjimore të Kongresit të 'pretendojë Amendamentin e Pestë' pasi ai nuk mund të implikonte veten në një krim për të cilin është imun. Në përgjithësi, falja duket se nënkupton fajësinë. Shtëpia e Bardhë e Biden thotë jo, por më pas Departamenti i Drejtësisë së Biden tha disa muaj më parë se "pranimi i faljes nga Donald Trump” është "një rrëfim faji". Pra nuk mund të jenë të dyja. (Dr. Fauci mohon çdo shkelje penale, duke deklaruar se "nuk ka asnjë bazë të mundshme për ndonjë pretendim ose kërcënim për hetim penal ose ndjekje penale ndaj meje".)

Sikur të ishte ndjekur penalisht nga administrata Trump, Fauci mund të ishte akuzuar për të paktën tre vepra: financimin e kërkimeve që janë të ndaluara- disa prej të cilave mund të kishin çuar në një pandemi të tmerrshme- për mashtrim para Kongresit dhe për mbulimin e provave për të errësuar origjinën e Covid-it.

Emailet dhe dëshmitë e tij në lidhje me muajt e parë të pandemisë duket se zbulojnë një model të qëndrueshëm të përpjekjes për të larguar vëmendjen nga mundësia që shpërthimi filloi me një aksident në laboratorin e Ëuhan-it, që kishte financuar agjencia e tij. Në ato javë të para, e mbani mend, njerëzit mendonin se epidemia ndoshta do të shpërthejë dhe do të harrohet së shpejti në vend që të gërmohet nga hetuesit për vite me radhë.

Disa ditë para shpalljes së faljes, Peter Daszak dhe EcoHealth u ndaluan zyrtarisht nga marrja e fondeve të ardhshme federale me rekomandimin e Kongresit. Daszak u shkarkua nga EcoHealth në të njëjtën kohë, mbase që të mund të merrte pagesa nga puna, të cilat dorëheqja nuk do t’ia lejonte.

Ka diçka që i afrohet panikut në shkallë të plotë në burokracinë shkencore amerikane për atë që administrata e Trump mund të zbulojë në muajt e ardhshëm mbi atë që ndodhi në Wuhan me mbështetjen e granteve amerikane dhe ekspertizës amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco