Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë ndërhyrjes, vihet në pranga autori

Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë ndërhyrjes, vihet në pranga autori

11:54, 18/01/2025

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Gjatë ndërhyrjes, shtetasi Mikel Biba ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë,  u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mikel Biba 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco