Paqja Izrael- Hamas/ Putin: Shpresoj për stabilitet afatgjatë të rajonit

Paqja Izrael- Hamas/ Putin: Shpresoj për stabilitet afatgjatë të rajonit

20:36, 17/01/2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur se armëpushimi në Gaza do të çojë në një stabilizim afatgjatë të rajonit. Në një konferencë për shtyp, Putin theksoi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që jep shanse për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

"Shpresojmë se kjo do të kontribuojë në zbutjen e situatës humanitare dhe në stabilizimin afatgjatë të rajonit. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të mos dobësohen përpjekjet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për konfliktin palestinezo-izraelit në bazë të ligjit ndërkombëtar." tha Putin.

Deklarata e tij erdhi pas nënshkrimit të traktati të bashkëpunimit me Iranin.

Irani është një mbështetës i Hamasit në Gaza dhe grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme. Syri.net- barrons

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco