Houthi do të monitorojë paqen Izrael- Hamas, ata thonë se do godasin përsëri nëse nuk zbatohet marrëveshja

Houthi do të monitorojë paqen Izrael- Hamas, ata thonë se do godasin përsëri nëse nuk zbatohet marrëveshja

20:18, 16/01/2025

Udhëheqësi i Houthit të Jemenit, Abdul Malik al-Houthi, paralajmëroi sot se kjo lëvizje do të vazhdojë sulmet ndaj ushtrisë izraelite, nëse do të shkelet marrëveshja për paqe midis Izraelit dhe Hamasit.

Malik u zotua, se lëvizja islamike jemenase do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Ai shtoi se Izraeli kishte dështuar në operacionet e tij në Gaza pas luftës 15-mujore, pavarësisht se ushtria izraelite kishte mbështetje maksimale të SHBA.

"Armiku izraelit dështoi në Gaza, pavarësisht rrethimit të vendosur ndaj rezistencës palestineze" dhe mjeteve të vendosura në dispozicion nga aleati i tij amerikan.” tha ai. Syri.net- Protothema

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco