A mundet Elon Musk ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Britanisë?

A mundet Elon Musk ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Britanisë?

20:37, 10/01/2025

Nga Katy Balls, SPECTATOR

Një tjetër ditë dhe një një tjetër histori që rrezikon të përkeqësojë më tej tensionet mes njeriut më të pasur në botë dhe kryeministrit britanik.

‘Mirror’ raporton se postimet e Elon Musk në X (platforma që ai zotëron) po monitorohen nga njësia kundër ekstremizmit të Ministrisë së Brendshme britanike, si pjesë e një përpjekjeje në rritje për të vlerësuar rrezikun që i paraqitet Britanisë nga mesazhet e dërguara nga ata me shumë ndjekës.

Lajmi do të shkaktojë të përziera te Musk, i cili prej kohësh ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për censurë. Ky është vetëm një tregues tjetër se si marrëdhënia e tensionuar mes Keir Starmer dhe Musk nuk ka gjasa të përmirësohet së shpejti.

Por a janë gjërat aq të këqija sa Musk do të përpiqet ta detyrojë Starmer-in nga rrëzohet nga posti përpara zgjedhjeve të ardhshme?

Ky është pretendimi në ‘Financial Times’, e cila raporton se Musk ka "diskutuar privatisht me aleatët se si Sir Keir Starmer mund të hiqej nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme".

Gazeta citon një aleat të Musk që shpjegon arsyetimin e tij: "Pikëpamja e tij është se vetë qytetërimi perëndimor është i kërcënuar".

Siç skam raportuar në rubrikën e politikës të kësaj jave, Musk mund të jetë duke u marrë me politikë në të gjithë kontinentin (mbrëmë ai mirëpriti një bisedë me lideren e partisë gjermane AfD), por ai ka një fokus të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar.  Musk – gjyshja e të cilit ishte britanike – e sheh Britaninë e Madhe si Athinën në Romën e Amerikës.

Për më tepër, ideja që Musk do të donte që Starmer të rrëzohet nuk është në të vërtetë një sekret: ai poston në X vazhdimisht ndjenjat për këtë rregullisht.

Vetëm këtë javë, ai i bëri thirrje Starmer-it të jepte dorëheqjen, tha se duhet të kishte zgjedhje të parakohshme dhe madje organizoi një sondazh nëse 'Amerika duhet të çlirojë popullin e Britanisë nga qeveria e tyre tiranike'.

(Përgjigja? Po: 58 përqind. Jo: 42 përqind). Pra, ka qenë e qartë prej disa kohësh se Musk do të donte që Starmer të largohej nga numri 10 sa më shpejt të jetë e mundur.

Por a e ka ai fuqinë për ta bërë këtë gjë? Një rrugë drejt destabilizimit të qeverisë aktuale do të ishte financimi i një partie rivale. Pra, nuk është rastësi që Musk ka menduar një dhurim të madh parash për Partinë e Reformës të Nigel Farage.  Megjithatë, kjo duket e pasigurt pasi Musk hoqi dorë nga Farage fundjavën e kaluar, duke sugjeruar se lideri i Partisë së Reformës nuk kishte atë që duhej për të udhëhequr partinë e tij pasi Farage distancoi partinë e tij nga Tommy Robinson, një aktivist i burgosur.

Musk gjithashtu mund të kërkojë financimin e Partisë Konservatore; nuk ka kaluar pa u vënë re se ai ka postuar më shumë vlerësim në X për lideren konservatore, Kemi Badenoch këtë javë. Ose ai mund të kërkojë edhe një parti krejtësisht të re: Dominic Cummings, për shembull, ka folur për formimin e "Partisë e Rifillimit" për të ristartuar politikën britanike.

Ndërkohë, Musk po bën shumë përmes platformës së tij për t'ia bërë jetën më të vështirë Starmer-it, siç tregon fokusi kohët e fundit tek çështja e bandave të abuzimeve seksuale. Çështja u kthye në krye të axhendës së lajmeve si rezultat i drejtpërdrejtë i postimeve të Musk në X dhe reagimit fillestar të Starmer për të përjashtuar një hetim të ri qeveritar. Edhe disa nga partia e tij – si laburisti Andy Burnham – po mbështesin thirrjet për një hetim të kufizuar mbi bandat e abuzimeve seksuale. Nuk ka gjasa të jetë çështja e fundit në politikën e Mbretërisë së Bashkuar në të cilën do përfshihet Musk. Për më tepër, Musk është mjaft i rëndësishëm në vetvete – përmes karrierës së tij të biznesit, pasurisë dhe pronësisë së X – që edhe nëse përfundimisht bie në konflikt me Donald Trump (si shumë nga Laburistët shpresojnë fshehurazi), ai do të jetë ende i vështirë të injorohet. Kjo do të thotë se ndërsa Musk mund të dështojë në çdo plan për të rrëzuar Starmer-in para kohe, ai sigurisht që do ia bëjë shumë më të vështirë kohën e tij në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco