Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka paralajmëruar se vendi i tij do të nisë një operacion ushtarak në verilindje të Sirisë kundër milicisë kurde YPG, nëse organizata nuk i plotëson kërkesat e Ankarasë.
Kreu i diplomacisë turke, vuri në dukje se udhëheqja e re siriane, do të duhet të merret me këtë problem.
Turqia e konsideron YPG-në, komponentin kryesor të ‘Forcave Demokratike Siriane’ të mbështetura nga SHBA dhe një organizatë terroriste të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
Në të kaluarën, ajo ka kryer disa operacione ushtarake kundër saj.
Duke folur për ‘CNN’ turke, Hakan Fidan raportoi gjithashtu se presidenti turk, Rexhep Tahip Erdogan, ka urdhëruar ushtrinë turke të marrë përsipër menaxhimin e burgjeve dhe kampeve në verilindje të Sirisë, ku po mbahen anëtarët e ‘Shtetit Islamik’, nëse udhëheqja e re siriane nuk do të jetë në gjendje ta bëjë vetë këtë. Sot, këto burgje dhe kampe drejtohen nga SDF. Syri.net- newsbomb.gr
© SYRI.net