Gjermani/ Dy të vrarë, një i plagosur rëndë nga të shtënat me armë në një fabrikë, autori në kërkim

Gjermani/ Dy të vrarë, një i plagosur rëndë nga të shtënat me armë në një fabrikë, autori në kërkim

21:11, 07/01/2025

Dy persona u qëlluan për vdekje dhe një mbeti i plagosur nga një person i maskuar i cili sulmoi një fabrikë në Gjermaninë jugore këtë të martë.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 17:45 të së martës kur një person i armatosur i maskuar hyri në një fabrikë të kompanisë Hänel në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg.

Pamja e asaj që ndodhi në fabrikë është ende e paqartë. Sipas informacioneve, autori ka arritur të arratiset. Po punohet për kapjen e tij. Policia ka rrethuar vendin e krimit me forca të shumta dhe një ekip të operacioneve speciale.

Fabrika prodhon pjesë precize, ndërkohë të gjithë punonjësit janë evakuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco