Një absurditet të Apelit të Gjykatës së Posaçme e ka cilësuar nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkajn, ndryshimin e masës së sigurisë për liderin e PD, Sali Berisha.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se një vendimarrje e tillë është politike, për t’u bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme.
Përgjigjen për këtë, sipas numrit dy të PD, shqiptarët do të dinë t’ia japin me 11 Maj.
‘Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë’, përmbyll reagimin e tij, Gjekmarkaj.
Reagimi
Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!
© SYRI.net