16 të plagosur nga fishekzjarrët në Tiranë, një 20-vjeçar goditet nga një plumb qorr...

16 të plagosur nga fishekzjarrët në Tiranë, një 20-vjeçar goditet nga një plumb qorr...

12:45, 01/01/2025

Gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, 16 qytetarë janë paraqitur në spital duke kërkuar ndihmë mjekësore për dëmtime të shkaktuara nga lëndët piroteknike.

Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar në rrugën “Selaudin Zorba,” ku shtetasi K.R., 20 vjeç, ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbë.

Sipas dyshimeve paraprake, dëmtimi ka ardhur nga rënia e lirë e një plumbi në oborrin e banesës së tij.

Sakaq, të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco