Agjencia hapësinore e Indisë (ISRO), nisi sot misionin e parë të ankorimit, në hapësirë me një raketë të prodhuar nga po vetë India, në një përpjekje për t'u bërë vendi i katërt në botë që arrin këtë arritje të avancuar teknologjike.
Misioni, i konsideruar thelbësor për ambiciet e ardhshme hapësinore të Indisë, si funksionimi i satelitëve dhe një stacion hapësinor indian, u nis mbasditen e sotme, me një raketë PSLV.
Pas rreth 15 minutash, drejtori i misionit deklaroi lëshimin "të suksesshëm" pasi raketa arriti një lartësi prej 480 kilometrash.
Teknologjia e lidhjes në hapësirë është thelbësore kur kërkohen lëshime të shumta raketash për të arritur objektivat e misionit.
© SYRI.net