Avioni i linjës Oslo-Amsterdam bën ulje emergjente, del nga pista, përfundon në zonën me bar

Avioni i linjës Oslo-Amsterdam bën ulje emergjente, del nga pista, përfundon në zonën me bar

17:32, 29/12/2024

Një Boeing 737-800 KLM bëri një ulje emergjente për shkak të një mosfunksionimi ndërsa po udhëtonte nga Oslo në Amsterdam vonë të shtunën në mbrëmje (28 dhjetor).

Avionit iu tha të devijonte drejt aeroportit Sandefjord, ku doli nga pista, duke përfunduar në një zonë me bar. Të 176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk u lënduan.

Ulja emergjente ishte për shkak të një dështimi të sistemit hidraulik të avionit.

Një ekip teknik i KLM ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit së bashku me autoritetet lokale dhe aeroportin në përputhje me procedurën e aviacionit dhe rikuperimin e avionit sa më shpejt të jetë e mundur.

Pasagjerët u dërguan në Oslo nga ku u nisen të sot (29 dhjetor).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco