I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë eksperti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti. Ai ka komentuar situatën katastrofike me mbetjet në liqenin e Bovillës, nga ku Tirana furnizohet me ujë.
Dorjan Teliti: Nëse ne ngrihemi pas emisionit dhe shkojmë atje, ne do të përballemi me një tufë rojeshs që nuk na lënë me hy brenda. Se po të ishte situatë normale, do të ishte që një përfaqësues i medias siç jeni ju, një përfaqësues i Këshillit Bashkiak siç jam unë, do të futeshim brenda, me një të drejtë që na e jep kushtetuta dhe të shikonim e të bënim verifikimin në terren. Nuk lejohemi sepse situata është skandaloze atje. Pamjet janë të qarta. Për ta pastruar rezervuarin e Bovillës, janë harxhuar aq shumë para që nuk dihet se ku kanë shkuar. Një nga veprimet e pare që bëri Veliaj kur erdhi ne qeverisjen e Tiranës ishte rritja e çmimit të ujit me 44 për qind. Plus fusim këtë që çdo dy-tre vjet sahatet ndërrohen. Uji që ne konsumojmë. Të marrë Erion Veliaj një gotë ujë dhe të pijë atje....
© SYRI.net