Një makinë përplasi një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg të premten.
Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në incidentin në Magdeburg. Sipas informacioneve mësohet se shoferi i dyshuar i makinës është arrestuar.
Policia tha se operacione të gjera po zhvilloheshin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Tregu në qendër të qytetit ishte i mbyllur dhe raporte të mëtejshme do të pasonin, shtoi policia.
Magdeburg, i cili është në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti shtetëror i Saksoni-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240,000.
© SYRI.net