Mike Waltz: Trump kërkon përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, jo thjesht një pauzë

Mike Waltz: Trump kërkon përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, jo thjesht një pauzë

08:48, 16/12/2024

Ekipi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump po diskuton se si t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë përgjithmonë. Kështu deklaroi për CBS News Mike Waltz, i zgjedhur nga Trump si këshilltari i sigurisë kombëtare.

Kur u pyet nëse administrata e ardhshme e Trump ka në plan të kufizojë mënyrën se si Ukraina mund të përdorë armët e SHBA-së, ëaltz tha se një “çek i bardhë… thjesht nuk është një strategji… Kjo thjesht, është një lloj lufte e përjetshme që ne duket se po e mbështesim.”

Trump kritikoi vendimin e administratës në largim të Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda territorit rus me raketa ATACMS. Në të njëjtën kohë, presidenti i zgjedhur tregoi se ai nuk planifikon të “braktisë” Ukrainën dhe në vend të kësaj të përdorë ndihmën e SHBA për Kievin për ta shtyrë Rusinë në tryezën e negociatave.

“Si duket suksesi në përputhje me interesat tona? Si ta përfundojmë luftën? Kush është në tryezë? Si t’i çojmë, e dini, të gjitha anët në tryezë dhe cili është kuadri për një marrëveshje? Këto janë gjëra që ne po mendojmë me ekipin e tij fantastik që ai po grumbullon”, tha Waltz.

Waltz shtoi se që nga rizgjedhja e Trump, ekipi i tij ka qenë në kontakt me partnerët evropianë dhe Ukrainën se si t’i jepet fund kësaj lufte “në një mënyrë që rikthen stabilitetin, ndalon masakrën dhe shpresojmë ta bëjë këtë një fund të përhershëm, jo ​​vetëm një pauzë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco