KAFE SHQETO/ Goxhaj: Siria, një lojë e Shtëpisë së Bardhë për t'i lënë Trump-it një problem tjetër

10:28, 10/12/2024

Ndryshime e shpejta dhe të papritura në Siri, nuk kanë kapur çdo kënd ashtu të papërgatitur.

Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj duke folur në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, u shpreh se, në fakt situata në Siri është një lojë e organizuar nga SHBA, Rusia, Turqi dhe Izrael për ti lënë Donald Trumpit një problem të ri në Lindjen e Mesme.

‘Nuk ishte një gjë e papritur, ishte një rrufe në qiell të hapur për civilët dhe ne të tjerët, kurse për ata që e kanë përgatitur këtë, Rusia, Amerika, Irani, Turqia dhe Izraeli, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur.

Ishte një lojë e Shtëpisë së Bardhë për ti lënë Trumpit një problem tjetër në Lindjen e Mesme.

Nuk ka stabilizim, në mënyrën se si është formatuar Siria, ku janë rreth 8 sekte fetare të ndryshme, që janë të ndarë në grupe të ndryshme etnike, nuk ka për të pasur një qetësi, por do të ketë probleme të mëdha, shumë herë më të mëdha se Iraku.

Deri tani kanë funksionuar si një federatë, por jo ligjërisht. Tashmë ose do të bëhet një federatë e ligjëruar dhe secili nga grupet do të kontrollojë territorin e tij dhe do të ketë problemet e tij’, - tha Dritan Goxhaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco