Fuqitë globale bashkë, asnjë pro lëvizjes rebele në Siri

Fuqitë globale bashkë, asnjë pro lëvizjes rebele në Siri

17:00, 08/12/2024

Ofensiva rebele të udhëhequra nga një grup islamik në Siri me synim rrëzimin e rregjimit të Bashar al-Assad ka sjellë shqetësim për të gjitha forcat kryesore rivale pavarësisht se nuk janë në të njëjtën aleancë.

Shtetet perëndimore dhe arabe nuk duan që një rrëgjim radikal islamik të zëvendësojë atë të Asadit. Për Rusinë rënia e Sirisë mund të nënkuptjë humbjen e aleatit të saj më të afërt në Lindjen e Mesme dhe minimin e planit të saj të projektuar për pushtet ndaj rajoneve në Ukrainë. Për Kremlinin do të jetë shumë e vështirë të përballojë dy fronte lufte pasi Kievi po arrin të depërtojë herë pas here përtej territorit rus.

Iranit i intereson pushteti i Assad pasi kjo qeveri ka qenë e përfshirë në Bosht të Rezistences e cila përbëheshe nga shtetet aleate dhe milicitë. Siria shërbeu si një prapvijë  për trupat ushtarake të Hezbollahut për luftën ndaj Izraelit.

Turqia mbështet rrëgjimin e Assad për arsye se kërkon të eliminojë refugjatët sirianë pasi këta janë bërë një pikë e madhe grindjeje në vend. Dhe një arsye tjetër e cila ka të bëjë personalisht me Erdogan është se radikalët sirianë rrezikojnë të mbështesin lëvizjen pro kurdë në Turqi.

SHBA dhe perëndimi këtë lëvizje e shohin si rikthim të organizatave terroriste duke e njësuar atë me Al-Qaedan./ Syri.net-CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco