Ushtarë izraelit të veshur si civilë bastisin spitalin, arrestojnë militantin palestinez

Ushtarë izraelit të veshur si civilë bastisin spitalin, arrestojnë militantin palestinez

18:46, 05/12/2024

Forca të armatosura izraelite bastisën një spital në Bregun Perëndimor mbrëmjen e së mërkurës, pasi aty po merrte mjekim një militant palestinez i dyshuar.

Ushtarët ishin veshur si civilë dhe arrestuan personin e këkruar, ku sipas tyre ky militant kishte vrarë dy izraelitë në Hamas.

Në reagim të menjëhershëm erdhi ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila quajti bastisje ku bie ndesh me ligjet e konventave ndërkombëtare që përcaktojnë mbrojtjen e qendrave të trajtimit dhe pacientëve.

“Rreth 20 forca speciale të fshehta izraelite të veshura me veshje mjekësh e infermierësh, madje edhe femra palestineze, sulmuan spitalin. I gjithë procesi zgjati më pak se gjashtë minuta sulmi, rrëmbimi dhe largimi" tha një zyrtar i spitalit, i cili ishte prezent në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco