Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 23 janë plagosur nga sulmet izraelite në qendër të Bejrutit, sipas ministrisë së Shëndetësisë libaneze.
Reuters raporton se avionët luftarakë izraelitë filluan sulmet në orët e para të mëngjesit të së shtunës (24 nëntor) në një lagje qendrore të kryeqytetit libanez, duke rrafshuar me pesë raketa një ndërtesë apartamentesh tetëkatëshe.
Me anë të disa video-ve nga zona e prekur, duken qartë ndërtesat e rrafshuar dhe turma njerëzish që nxitojnë nëpër rrënoja, duke kërkuar për të bllokuarit.
Izraeli filloi një ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në Liban në shtator, pas gati një viti të armiqësive ndërkufitare të ndezura nga lufta e Gazës, duke goditur zona të gjera të Libanit me sulme ajrore dhe duke dërguar trupa në jug.
BREAKING: 4 KILLED AND 23 INJURED AFTER ISRAELI MASSACRE IN LEBANON
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) November 23, 2024
Rescues teams are attempting to remove the rubble and save civilians right now now in Beirut, Lebanon. pic.twitter.com/rk8OqhfyMc
© SYRI.net