Zyra e Prokurorit të Lartë në qytetin serb të Novi Sadit tha të enjten se 11 persona u arrestuan, në lidhje me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor në fillim të këtij muaji që la 15 të vdekur.
Çatia e rinovuar së fundmi e stacionit në qytetin verior u shemb më 1 nëntor, duke vrarë 14 në atë kohë dhe duke plagosur tre. Të dielën një nga të plagosurit ka ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave në 15.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të 11-të janë arrestuar për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, pas marrjes në pyetje të një numri shtetasish dhe ekspertizës së ngjarjes.
Deklarata jepte vetëm inicialet e të arrestuarve.
Fatkeqësia shkaktoi një valë protestash në Serbi, me protestuesit që fajësuan për aksident korrupsionin dhe nepotizmin midis koalicionit qeverisës./ Reuters.
© SYRI.net