Nagelsman i pakënaqur me Gjermaninë: Mund të bëjmë më mirë në 2025-ën

Nagelsman i pakënaqur me Gjermaninë: Mund të bëjmë më mirë në 2025-ën

18:42, 20/11/2024

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, kishte disa rezerva për kombëtaren e tij pas barazimit ndaj Hungarisë.

“Pancerat” u dukën sikur e kishin fitoren në “xhep”, por në momentet e fundit u ndëshkuan pas penalltisë në minutën e 90+9’.

“Ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë, disa manovra ishin në rregull, të tjera jo aq të mira. Kushtet nuk ishin aq të thjeshta, të shtunën fituam 7-0 dhe ndryshuam nëntë herë titullarët në kohë të shkurtër. Është e kuptueshme se grupi që hodhëm në fushë kërkon koha të ambientohen me njëri-tjetrin. Duhet të mbyllësh një ose të dy sytë.

Na u desh shumë kohë që të futeshim në rregull në pjesën e parë. Goxha e vështirë për të futur në rrjedhë gjatë 45; të para. Në pjesën e dytë loja fola më mirë në anën tonë edhe pse u ndëshkuam me një gol në limitet e shtesës. Sigurisht që mund të kishim marrë fitoren. Kur shihni se si Hungaria feston barazimin 1-1, është gjithashtu një çmim për ekipin tonë.

Ndjenja e bashkimit në ekip është unike. Ne ishim të gjithë poshtë nëntorin e kaluar dhe u ngritëm. Nëse i afrohemi vitit 2025 në të njëjtën mënyrë si këtë vit, ndihem sikur do të jemi shumë më të përgatitur se sa në 2024. Kombëtarja ka objektiva madhore përpara, kështu që është koha të mbledhim energjitë dhe të jemi më mirë akoma në vitin që vjen.

Kam besim të grupi. Ndihet euforia në kontingjent dhe është pikërisht ky komponentë që më jep shpresë se mund të arrijmë shumë lartë në Botërorin e vitit 2026. E kam thënë dhe i qëndrojë besnik, objektivi ynë është të shpallemi Kampion Bote pas dy vitesh”, e mbylli Nagelsman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco