Dronët dhe raketat ruse shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë një sulmi masiv në Ukrainë

Dronët dhe raketat ruse shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë një sulmi masiv në Ukrainë

10:56, 18/11/2024

Zëvendskryeministri i Moldavisë, ka njoftuar se raketat dhe dronët rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore gjatë një sulmi masiv mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Mihai Popsoi dënoi fuqishëm këtë veprim – pra shkeljen e hapësirës së tyre ajrore nga ana e Rusisë, transmeton Telegrafi.

Ai tha se “shpërthimet në afërsi të kufirit të tyre dhe fluturimi i ulët i dronëve mbi fshatrat e Moldavisë rritin rrezikun e popullit moldav nga lufta brutale e Rusisë”.

Kjo nuk është hera e parë që forcat ruse shkelin hapësirat ajrore të shteteve fqinje të Ukrainës. Raste të tilla janë raportuar në Poloni dhe vende tjera.

E kjo detyroi autoritet e sigurisë që të ngritin në ajër  aeroplanët luftarakë, me qëllim që të ruhet hapësira e tyre ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco