VIDEO+FOTO/ Trajneri i Meksikës goditet me shishe në kokë dhe largohet nga fusha i gjakosur

VIDEO+FOTO/ Trajneri i Meksikës goditet me shishe në kokë dhe largohet nga fusha i gjakosur

15:59, 16/11/2024

Trajneri i Meksikës, Havier Agirre, ra pre e dhunës së tifozëve pas humbjes me Hondurasin.

Pas përfundimit të sfidës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kombeve CONCACAF në Honduras, tifozët filluan të hidhnin sende nga tribuna drejt fushës.

Ai u godit me shishe birre në kokë dhe menjëherë i doli gjak.

 

Agirre shtrëngoi dorën me trajnerin kundërshtar dhe pastaj kërkoi ndihmë mjekësore.

 

Image

Megjithatë, trajneri i Meksikës nuk u duk shumë i tronditur nga kjo, ndërsa vazhdoi të buzëqeshte përpara se të ecte nëpër fushë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco