Sulmi kundër Iranit/ FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amerikane për planet e Izraelit

Sulmi kundër Iranit/ FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amerikane për planet e Izraelit

22:15, 13/11/2024

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për zbulimin e të dhënave shumë të klasifikuar të SHBA-së ,në lidhje me planet e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit, raportuan mediat amerikane të mërkurën.

Aktakuza ndaj Asif W. Rahmanit, u ngrit në fillim të këtij muaji për transmetimin e qëllimshëm të të dhënave të mbrojtjes kombëtare.

Ai u arrestua më 12 nëntor në Kamboxhia nga FBI-ja, dhe pritet të paraqitet para gjykatës në Guam.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se ai ishte i punësuar nga Qeveria e SHBA-së.

Sipas një personi të njohur me punësimin e tij, ai ishte i punësuar nga CIA.

Ky punësim i dha atij leje sigurie të nivelit të lartë dhe i mundësoi qasje në të dhëna të ndjeshme.

Gazeta New York Times, që e raportoi e para për këtë, tha se Rahman u akuzua për një shkelje që lidhej me publikimin e të dhënave të inteligjencës amerikane në Telegram në mes të tetorit.

Dokumentet e publikuara nga ai, përfshinin planet e Izraelit për lëvizjen e municioneve dhe ushtrimet e Forcës Ajrore Izraelite, që përfshinin raketa tokë-ajër./ REL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco