Nis takimi në Zyrën Ovale/ Biden pret presidentin e zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Nis takimi në Zyrën Ovale/ Biden pret presidentin e zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

17:23, 13/11/2024

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden ka nisur takimin me presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Dyshja janë takuar në Zyrën Ovale, ku Trump i tha presidentit amerikan se politika ishte e ashpër.

Ai gjithashtu e falënderoi atë për tranzicionin e qetë të pushtetit, me Biden duke i thënë atij: “Je i mirëpritur”.

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump zhvilloi një takim me mbështetës republikanë në Uashington, i shoqëruar nga miliarderi dhe aleati i afërt Elon Musk.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Trump, Melania ka refuzuar ftesën e Zonjës së Parë Jill Biden për takimin tradicional, ku sipas saj, familja Biden është përgjegjëse për kontrollin e rezidencës në Florida, si dhe dy atentatet ndaj presidentit të zgjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco