Irani thotë se do të ndjekë 'interesin e tij' kur pyetet për mundësinë e bisedimeve me Trump

Irani thotë se do të ndjekë 'interesin e tij' kur pyetet për mundësinë e bisedimeve me Trump

10:25, 12/11/2024

Irani do të ndjekë çdo gjë që siguron interesin e tij, tha të martën zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani, kur u pyet nëse mund të ketë bisedime të drejtpërdrejta me administratën Trump.

"Çfarëdo që siguron interesin e vendit dhe vlerat e revolucionit, do të ndiqet nga qeveria," i tha Mohajerani një gazetari, sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore.

Nuk ka pasur raporte se Donald Trump ose ekipi i tij po planifikojnë ndonjë bisedë të tillë, ndërsa ai përgatitet të kthehet në presidencën amerikane.

Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në, nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore të vitit 2015 gjatë mandatit të tij të fundit më 2018, dhe ri-aplikoi sanksionet që ndikuan rëndë ekonominë iraniane.

"Fushata e presionit maksimal të Trumpit ka dështuar, edhe nëse njerëzit janë ngarkuar me të. E rëndësishme do të jenë veprimet dhe jo fjalët, por ne rekomandojmë që Trump të marrë parasysh dështimin e politikave të tij të së kaluarës", shtoi Mohajerani.

Bisedimet indirekte midis Uashingtonit dhe Teheranit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore u iniciuan nën administrimin e presidentit amerikan Joe Biden, por ngecën. Irani është ende zyrtarisht pjesë e marrëveshjes, por ka pakësuar angazhimet për ta respektuar atë, për shkak të sanksioneve të SHBA-së të rivendosura ndaj Republikës Islamike./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco