Presidenti i 47-të/ Harxhi: Trump do riorganizojë FBI-në, Departamentin e Drejtësisë, CIA-n dhe DASH

21:28, 06/11/2024

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, e ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për zhvillimet politike në ShBA, pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i 47-të i Amerikës.

Sipas Harxhit, në lidhje me zhvillimet e drejtësisë ndaj Trump, u shpreh se do të shtohen zërat që drejtësia amerikane të mos përdoret kundër kundërshtarëve politikë.

Gjithashtu Harxhi theksoi se Trump ka premtuar publikisht në fushatë, një riorganizim të FBI-së,  të Departamentit të Drejtësisë, të CIA-s dhe të DASH.

‘Shteti i fshehur ka çuar tentakulat nĂ« tĂ« gjitha departamentet nĂ« Uashington dhe Trump Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« merret me kĂ«tĂ« çështje. Skuadra e tranzicionit tĂ« pushtetit Ă«shtĂ« gati’, u shpreh Harxhi.

Harxhi: Thirrja që bën Bill Barr shihet në dy mënyra, e para është një zyrtar republikan i cili tani po i afrohet trenit të fitores dhe e dyta si ish-prokuror ka një përgjegjësi për situatën e krijuar me drejtësinë amerikane ku është përdorur drejtësia kundër kundërshtarit politik.

Përdorja e drejtësisë për kundërshtarin politik ne e kemi të provuar në vendin tonë.

Bill Barr e bĂ«n kĂ«tĂ« thirrje dhe do t’i bashkohen edhe emra tĂ« tjerĂ«.

Do rriten zërat ndaj drejtësisë amerikanë që të mos përdoret kundër kundërshtarëve politikë.

Ajo që mund të ndodhi është se ajo që Trump ka premtuar publikisht në fushatë, një riorganizim të FBI-së,  të Departamentit të Drejtësisë, të CIA-s dhe të DASH.

Shteti i fshehur ka çuar tentakulat në të gjitha departamentet në Uashington dhe Trump është i detyruar të merret me këtë çështje. Skuadra e tranzicionit të pushtetit është gati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco