'Amerika kërkoj ndryshimin'/ Kedhi: Harris nuk ishte kandidatja e ndryshimit, përdori politika të gabuara

15:35, 06/11/2024

Nikola Kedhi, Drejtor Bordi i APC, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve foli mbi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në SHBA, ku ai cilësoi se kjo fitore e Trump ishte mesazhi i amerikanëve  si një nevojë për ndryshim.

Kedhi u shpreh se, sondazhet e publikuara nuk ishin të gjitha të besuara pasi një pjesë e mirë e tyre u përdorën politikisht.

'Harris nuk mund të ishte kandidatja për ndryshim, përdori politika të gabuara’.-u shpreh Kedhi

Deklarata:

Ka pak nga të gjitha, por kryesorja është nevoja për ndryshim të elektoratit amerikan. Lodhja e një 4 –vjecari të vështirë të dyshes Biden-Harris dhe natyrisht është vizioni që qoj para zotin Trump.

Ka pasur sondazhe të besushme që kanë parashikuar ekzakt rezultatet, por ka pasur dhe sondazhe që janë keqpërdorur. Janë keqpërdorur në metodologjinë për të dhënë idenë që kjo ishte një garë e ngushtë dhe për të dhënë idenë që Trump mund të humbiste një pjesë të shteteve që fitoj sot.

Në shumë raste diferenca ka qënë shumë ëm e madhë nga cka tregonin sondazhet.

Kemi një vullnet të qartë të elektoratit Amerikan dhe kemi një mandat për Trump ku ai do të qeverisë për katër vite për të zbatuar premtimet që ka dhënë.fitorja e Trump ishte një ndëshkim dhe një refuzim i politikave që nuk funksionojnë, që rrisin inflacionin dhe që prodhuan luft dhe konflikte në të gjithë botën.

Zonja Harris ishte kandidatja e vazhdimësisë sepse ishte numri 2 i administratës të Biden, nuk mund të ishte ajo kandidatja e ndryshimit kur ajo ishte protagoniste në shumë politika të gabuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco