Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar përmes rrjeteve sociale kandidatin republikan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Erdogan thotë se shpreson se marrëdhëniet me SHBA tani do të fuqizohen pas zgjedhjes së ‘mikut të tij’, siç e konsideron ai Trump. Po ashtu Erdogan beson se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë.
"Uroj mikun tim Donald Trump, që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të fortë dhe u rizgjodh si president i SHBA-së. Në këtë periudhë të re që do të filloj për popullin amerikan, shpresoj që marrëdhëniet Turqi-SHBA të fuqizohen, që krizat dhe luftërat globale dhe rajonale, veçanrësisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë të marrë fund.
Besoj se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë. Shpresoj se zgjedhjet të jenë të frytshme për miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë njerëzimin", shkruan Erdogan në X.
Amerika Birleşik Devletleri’nde yapılan başkanlık seçimini büyük bir mücadelenin ardından kazanarak yeniden ABD Başkanı seçilen dostum Donald Trump’ı tebrik ediyorum.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 6, 2024
Amerikan halkının seçimiyle başlayacak olan bu yeni dönemde, Türkiye-ABD ilişkilerinin güçlenmesini, Filistin…
© SYRI.net