Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian ka shprehur urimet për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë
Von der Leyen shkruan se BE dhe SHBA janë të lidhur nga një partneritet i vertetë mes njerëzve të tyre, duke bashkuar sipas saj 800 milionë qytetarë.
“Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkruan Von der Leyen.
I warmly congratulate Donald J. Trump.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 6, 2024
The EU and the US are more than just allies.
We are bound by a true partnership between our people, uniting 800 million citizens.
So let's work together on a strong transatlantic agenda that keeps delivering for them.
© SYRI.net