I ftuar në emisionin ’TASK FORCE’, Drejtori i Bordit APC, Nikola Kedhi, foli mbi zgjedhjet që po zhvillohen në SHBA, ku u shpreh se, rradhët e gjata që janë krijuar në qëndrat e votimit, qartazi tregojnë nevojën për ndryshim dhe kjo nuk përfaqësohet nga Kamala Harris.
Deklarata e tij:
Radhët e gjata në qëndrat e votimit tregojnë vetëm një gjë, kërkesën për ndryshim dhe kjo nuk përfaqësohet nga simboli i vazhdimësisë që është zonja Harris.
Qajo është përgjegjëse po aq sa Biden për inflacionin e lartë për situatën gjeoplotike në të cilën është e gjithë bota sot dhe natyrisht për emigracionin ilegal dhe rritjene kriminalitetit.
Ndaj njerëzit që shkojnë e votojnë, pjesmarrja e klartë e republikanëve tregon kërkesën dhe nevojën për ndryshim, e cila përfaqësohet nga zoti Trump.
Historia e re e këtyre zgjedhjeve ka nisur që në 2016, ku presidenti ka patur thelbin e të gjithë problemit që ndjek nga pas edhe Europën dhe perëndimin politik në përgjithësi, që është kriza e përfaqësimit. Në SHBA dhe Europë janë krijuar elita që ishin jopërfaqësuese. Problemi është që këto elita nuk janë përfaqësuese dhe ky është thelbi i problemeve në ekonomi dhe emigracion...
© SYRI.net