Kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë?

Kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë?

11:08, 05/11/2024

BBC

Dita e zgjedhjeve në SHBA ka nisur, kështu që tani është momenti për të treguar se si funksionon kjo garë.

Si fitohen zgjedhjet?

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së përcaktohet nga cili kandidat do të fitojë shumicën në Kolegjin Zgjedhor. Secilit shtet ka një numër votash në Kolegjin Elektoral në varësi të popullsisë. Në të gjithë SHBA-në ka gjithsej 538 vota të Kolegjit Elektoral. Në 48 nga 50 shtetet, kandidatit që fiton më shumë vota individuale, i jepen të gjitha votat e kolegjit të tij elektoral. Kandidati fitues duhet të marrë shumicën e tyre - kështu që nevojiten të paktën 270 të tilla për të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

Kur do ta mësojmë fituesin?

Kjo është një pyetje e ndërlikuar dhe përgjigja është 'varet'. Disa shtete mund t'i publikojnë rezultatet mjaft shpejt, por për shumë prej tyre mund të jetë një proces i gjatë - veçanërisht nëse ka një numër të madh votash të parakohshme dhe me postë, të cilat numërohen natën pas atyre të hedhura personalisht. Në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA në vitin 2020, vetëm të shtunën pas ditës së votimit, mediat amerikane kishin mjaftueshëm besim për të shpallur rezultatin.

Kur e merr detyrën fituesi?

Një gjë që ne dimë është se kushdo që fiton zgjedhjet e sotme, nuk bëhet zyrtarisht president deri në ditën e inaugurimit - kur ata betohen përpara Kapitolit të SHBA në Uashington DC nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Ajo ditë është e hënë, 20 janar 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco