Shtëpia e Robert Lewandowskit në Barcelonë u godit nga përmbytjet. Bashkëshortja e sulmuesit të Barcelonës, Anna Lewandowska, shpërndau në rrjetet sociale pamjet që tregon përmbytjen e banesës së saj.
Vlen të theksohet se, pas Valencias, Barcelona është në qendër të vëmendjes për shkak të paralajmërimit për përmbytje, që po ndodhin në periferi të qytetit.
Aeroporti El Prat tashmë pati përmbytje të mëdha këtë mëngjes në një nga hyrjet dhe në pistë, si dhe në vendndodhjen ngjitur, El Prat de Llobregat.

Shërbimi Meteorologjik Katalanas ka lëshuar alarm të kuq për Barcelonën dhe Tarragonën për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, të cilat pritet të jenë ekstreme në orët në vijim.
🔴 ❗️ RED WARNING for Barcelona Coastline. Extreme danger due to torrential rain!
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) November 4, 2024
This is in Castelldefels in the province of Barcelona in Catalonia, Spain. It's never ending 😭 pic.twitter.com/6QSu2Ln0JD
© SYRI.net