Një tërmet me magnitudë 5.5 ka goditur mbrëmjen e së dielës Greqinë. Epiqenda e tërmetit ka qenë 61 kilometra nga Selaniku, ndërsa thellësia 11 kilometra. Drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis tha se Grqia nuk rrezikon që goditet sërish nga një tërmet kaq i fortë.
“Probabiliteti për të pasur një tërmet më të madh është shumë i vogël”, tha ai.
Zona e Halkidikisë ku ndodhi tërmeti 5.2 Rihter pasditen e së dielës po monitorohet nga sizmologët për të analizuar ecurinë e fenomenit.
Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, tërmeti 5.2 Rihter është për shkak të një defekti të panjohur deri më tani nënujor.
Në të njëjtën kohë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e goditjes së tërmetit. Në një supermarket në zonën e Potidaias, produktet kanë rënë nga raftet, ndërsa një tjetër kamerë në Nea Moudania tregon zhurmën e shkaktuar nga tërmeti.
Ndërkohë, tërmeti me magnitudë 5.5 është pasuar nga dhjetëra goditje të tjera të lehta.
© SYRI.net