Izraeli diskuton 'planin e ri të armëpushimit'

Izraeli diskuton 'planin e ri të armëpushimit'

21:29, 28/10/2024

Izraeli njoftoi se kishte diskutuar me negociatorët në Katar një projekt-marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. ndërsa lufta kundër Hamasit në enklavën palestineze dhe Hezbollahut në Liban vijon.

Kreu i Mossad, agjencia e inteligjencës izraelite, David Barnea u takua në Katar me shefin e CIA-s Bill Burns dhe kryeministrin e Katarit për të diskutuar këtë “projekt marrëveshje të re”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Bisedimet “do të vazhdojnë në ditët e ardhshme midis ndërmjetësve dhe Hamasit” për të shqyrtuar nëse bisedimet janë të realizueshme dhe për të arritur një marrëveshje, shtoi zyra e kryeministrit.

Sipas të njëjtit burim, plani përfshin propozime të mëparshme por merr parasysh edhe zhvillimet e fundit në rajon.

Dje të dielën, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, vendi i të cilit po ndërmjetëson, së bashku me SHBA-në dhe Katarin, për t’i dhënë fund luftës, propozoi një armëpushim dy-ditor, gjatë të cilit do të liroheshin katër pengje izraelite, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Brenda dhjetë ditëve, negociatat duhet të pasojnë “një armëpushim të plotë dhe hyrjen e ndihmës humanitare” në enklavë.

Pak më herët, duke folur para gazetarëve pasi ushtroi të drejtën e votës në Delaware, presidenti amerikan Joe Biden theksoi se lufta në Gaza “duhet të ndalet”.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim në Gaza. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë. Duhet të ndalet, duhet të ndalet”, përsëriti prerazi ai.

Biden shtoi se ai do të informohet për përpjekjet për një armëpushim, pas propozimit të Egjiptit për një armëpushim dy-ditor në enklavën palestineze, i cili po paraqitet si hapi i parë drejt përfundimit të luftimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco