Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pasur një komunikim telefonik me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.
Sipas një deklarate të Komisionit, ata diskutuan përparimin e bërë në partneritetin e sigurisë dhe mbrojtjes, të shpallur në Samitin BE-Kore në maj 2023, në Seul.
Fillimi i këtij bashkëpunimi është më në kohë se kurrë, theksoi Ursula von der Leyen, pasi për herë të parë trupat e Koresë së Veriut po vendosen për të mbështetur luftën e agresionit të Rusisë.
Koreja e Veriut po ofron gjithashtu ndihmë për Rusinë gjithnjë e më vdekjeprurëse, e cila sinjalizon një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënon paqen botërore, vuri në dukje presidentja e Komisionit.
Në të njëjtën kohë, Ursula von der Leyen e siguroi presidentin e Koresë së Jugut se përgjigja e BE-së ndaj këtij zhvillimi, do të përqendrohet në bashkëpunimin me Republikën e Koresë dhe me partnerë të tjerë.
Ajo përfundoi duke shprehur shqetësimin e BE-së, për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Rusi-Kore e Veriut, i cili mund të inkurajojë Phenianin të rrisë më tej tensionet në gadishullin Korean./ Protothema.
© SYRI.net