Ushtria iraniane: Vetëm sistemet e radarëve janë dëmtuar nga sulmet izraelite

Ushtria iraniane: Vetëm sistemet e radarëve janë dëmtuar nga sulmet izraelite

09:08, 27/10/2024

Ushtria e Iranit tha të shtunën se vetëm sistemet e radarëve u dëmtuan në sulmet izraelite para agimit në Teheran dhe provinca të tjera, dhe tha se kishte prioritet një armëpushim në Gaza dhe Liban.

“Falë performancës në kohë të mbrojtjes ajrore të vendit, sulmet shkaktuan dëme të kufizuara dhe disa sisteme radar u dëmtuan”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror.

“Një numër i madh raketash u kapën dhe avionët e armikut u penguan të hynin në hapësirën ajrore të vendit”, thuhet në deklaratë.

Avionët izraelitë u reduktuan në gjuajtjen e një “numri të vogël raketash me rreze të gjatë veprimi me koka shumë të lehta nga një distancë”, brenda hapësirës ajrore të patrulluar nga SHBA-ja në Irakun fqinj, shtoi ai.

Shtabi i përgjithshëm, ripërsëriti edhe njëherë se Irani do të hakmerret menjëherë nga çdo kërcënim.

"Ndërsa rezervon të drejtën e tij ligjore dhe legjitime për t'u përgjigjur në momentin e duhur, Irani po i jep përparësi vendosjes së një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza dhe Liban," tha ai./ Al Arabiya.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco