BILD
Ky lajm mund të shkaktojë zemërim në Kiev: Qeveria federale gjermane nuk do i sigurojë më Ukrainës asnjë pagesë tjetër ndihme - sepse nuk ka më para sipas planifikimit aktual të buxhetit. Lajmi bëhet i ditur nga “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS). Qeveria po frenon ndhmat kryesisht me iniciativën e Ministrit të Financave Christian Lindner.
Sipas raportimeve, Lindner i kërkoi ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius në një letër më 5 gusht që të ndalonte pagesat. Në të, Lindner shkruante se “masa të reja” duhet të merren vetëm nëse “sigurohet financimi” në planet buxhetore për këtë vit dhe vitet e ardhshme. Duhet të sigurohet që “të respektohen kufijtë e sipërm”.
Lajmi i mirë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky: Pagesat që janë miratuar më herët do të vazhdojnë dhe armatimet duhet të dorëzohen. Fondet për Ukrainën, të cilat arrijnë në rreth tetë miliardë euro, janë planifikuar më herët për vitin 2024.
Kufiri maksimal i planifikuar për vitin 2025 është katër miliardë euro dhe me sa duket është tashmë i mbivendosur. Megjithatë, aplikimet shtesë nga Ministria e Mbrojtjes nuk duhet të miratohen më me kërkesë të kancelarit Olaf Scholz, siç shkruan më tej FAS.
Qeveria federale po punon “në veçanti me shtetet e G7 dhe BE-në për të hapur një instrument financimi afatshkurtër me vlerë 50 miliardë dollarë për Ukrainën duke përdorur asetet e ngrira ruse”. “Ndihma dypalëshe gjermane mbetet në nivelin më të lartë, por mbështetet në efektivitetin e këtij instrumenti”, thanë burimet.
© SYRI.net