Ish-presidenti Donald Trump mund të ketë çrregullim të stresit post traumatik (PTSD) pasi i shpëtoi për pak një tentative vrasjeje muajin e kaluar, sipas një raporti të ri.
Trump, kandidati republikan për president, u plagos në vesh pasi një person i armatosur hapi zjarr nga një çati aty pranë gjatë një mitingu në Butler të Pensilvanisë, me 13 korrik. Një person u qëllua dhe u vra dhe dy të tjerë u plagosën para se një snajper i Shërbimit Sekret të vritej personin e armatosur, i identifikuar si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.
Trump e "ka parë pa pushim atë klip prej shtatë sekondash se sa afër ishte që të qëllohej në kokë", tha një republikan i afërt me shtabin elektoral të Trump-it për Vanity Fair. "Madje ai mund të ketë stres post traumatik."
FBI-ja tha në fund të korrikut se Trump kishte pranuar të intervistohej si pjesë e një hetimi për tentativën për vrasje. "Kjo është një intervistë rutinë e viktimës, në përputhje me procedurat tona për çdo viktimë krimi," u tha gazetarëve Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pitsburg.
Por takimi i 1 gushtit përfundoi si një informim mbi hetimin e FBI-së, me Trump-in që bëri më shumë pyetje sesa i bënë forcat e rendit, raportoi ABC News, duke cituar burime të njohura me takimin.
Trump-it iu tha se hetuesit ende nuk mund të thoshin me saktësi se çfarë e motivoi Crooks-in për të qëlluar Trump në miting. Trump-it iu tha se Crooks kishte kërkuar në internet për politikanë demokratë dhe republikanë në ditët dhe javët para sulmit dhe mund të kishte zgjedhur të qëllonte Trump-in sepse ai ishte figura e radhës e shquar politike që vizitoi Pensilvaninë.
Trump donte të dinte nëse byroja kishte përcaktuar nëse ndonjë subjekt i huaj ishte i lidhur me sulmin. Agjentët e FBI-së i thanë Trump-it se kishin hyrë në tre llogari të huaja email-i të përdorura nga Crooks, por se nuk kishte asnjë indikacion se dikush tjetër ishte i përfshirë në atentatin, sipas burimeve.
Trump konfirmoi takimin me FBI-në gjatë një konference për shtyp në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago javën e kaluar, por nuk ofroi detaje të mëtejshme. "FBI erdhi të më takonte për atentatorin. Mendoj se ata kanë bërë një punë shumë të mirë," tha ai.
Shërbimi Sekret është vënë nën vëzhgim për gabimet e sigurisë që lejuan Crooks-in të ngjitej në një çati dhe të hapte zjarr gjatë mitingut kur Trump-i ishte në skenë. Kimberly Cheatle dha dorëheqjen si drejtoreshë e agjencisë muajin e kaluar, një ditë pasi u përball me kritika nga ligjvënësit gjatë një seance dëgjimore në Kongres./NewsWeek – Syri.net
© SYRI.net