Vrasja e një gruaje 35-vjeçare Serpil Gül, nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar Harun Gül, në mes të rrugës ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Turqi. Vrasja ka ndodhur në lagjen Arnavutkioi të Stambollit dhe është regjistruar me celularë nga banorët.
Në video shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten dhe duke e qëlluar në kokë. Por nuk u mjaftua me aq se pasi gruaja u rrëzua, ai qëlloi edhe dy të tjera në drejtim të saj.
Mediat turke raportojnë se çifti ishte i divorcuar prej dy vitesh dhe jetonin të ndarë. Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij për të parë fëmijët e saj, pasi ata jetonin me të atin. Kur 40-vjeçari nuk i’a ka treguar fëmijët, atëherë ka nisur një sherr mes tyre, sherr ky që solli edhe vrasjen e 35 vjeçares Serpil Gül. Gjatë debatit, Harun Gül qëlloi Serpil Gül në kokë me armë në mes të rrugës. Ata që e panë ngjarjen e denoncuan në polici. Në vendngjarje u nis policia dhe ekipet mjekësore. Harun Gül u ndalua nga ekipet e policisë në momentin kur tentoi të qëllonte veten me armë në kokë.
Një dëshmitar okular i tha Hurriyet atë që pa: ‘Gruaja po i lutej burrit të saj: ‘Çfarë do të ndodhë me fëmijët?’ Mos e bëj, mos e bëj’. Ai e shtyu gruan përsëri në rrugë. Atje ai qëlloi në ajër dhe më pas qëlloi mbi gruan tre herë’, ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar. ‘Mos e bëj këtë ‘, i bërtitën ata.
Duke deklaruar se do të ndjekin procesin ligjor, vëllai i Serpil Gül, Cihan Yılmaz tha, ‘Është viti 2024 dhe një grua vritet brutalisht në Arnavutköy, një nga vendet më të rëndësishme në Stamboll. Me sa di unë, për këtë burrë do jepet 5 apo e 4 vjet dënim.
Kërkesa ime drejtuar autoriteteve të shtetit është: ‘I kërjoj shtetit tim që ta trajtojë me seriozitet këtë rast me qëllim që të mos vdesin Serpil të tjerë në moshë kaq të re.
Trupi i Serpil Gyl u varros në varrezat Sultanbeyli Teferrüç pas namazit të drekës në xhaminë Sultanbeyli Abdurrahman Gazi.
© SYRI.net